Lajme

Zgjedhjet në Kosovë- Numërohen 99.72% e votave, 7 kuti ende pa u hapur

Vetëm 7 kuti votimi kanë mbetur pa u hapur ende, për të përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga numërimi i 2526 kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota.

Sakaq, vijon procesi i numërimit në komunat e Deçant, Gjakovës, Drenasit, Gjilanit, Fushë Kosovës, Kamenicës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Shtërpcës, Vitit, Ranillugut, Kllokotit, Mitrovicës së Veriut dhe Hanit të Elezit.

Kujtojmë gjithashtu se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë i cili ka nisur më 11 shkurt, u shoqërua me probleme, sikurse ishte rënia e shpeshtë e sistemit e cila solli pasojën e runumërimit të të gjitha kutive që ishin numëruar deri në atë moment.

Sikurse bëhet me dije nga KQZ, disa nga komunat nuk kanë nisur ende me numërimin e votave për ata që garuan për të siguruar karrigen në Kuvend.

Vonesa në nisjen e numërimit lidhet me përgatitjet teknike dhe administrative të nevojshme.

Dhe vetëm pas përfundimit të këtij procesi, do të mund të kalohet më pas me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotime me kusht, që janë pjesë e votimit me kusht nga dita e zgjedhjeve më 9 shkurt në 38 qendrat e votimit me kusht, është 12 mijë e 801 vota.

Blerti Delija

Recent Posts

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…

17 hours ago

Votat e diasporës në Greqi, KAS shfuqizon vendimin e KQZ për numërimin e tyre më vete

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…

17 hours ago

Brezi i ri “prek” zërin e qytetit – Gjimnazistët vizitojnë RTSH Shkodra në ditën e përvjetorit

Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…

18 hours ago

Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin Europian

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…

18 hours ago

Gjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në Bardhaj

Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…

18 hours ago

Zgjedhjet në qarkun Shkodër – Përfundon numërimi për subjektet politike, nis ai për kandidatët

403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…

18 hours ago