Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pranon rezultatin zgjedhor, edhe pse thekson se nuk është i kënaqur me të. Teksa janë numëruar më shumë se 90% e votave, AAK dhe nisma kanë marrë 7.56% të votave.
“E pranoj se gara ka qenë e ashpër, u jam mirënjohës votuesve që kanë votuar koalicionin Kosova Fituese. E pranoj se rezultati nuk është i mirë nuk jam i kënaqur më këtë rezultat. Gjithsesi që do të reflektojmë pas këtij rezultati. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, kisha pasur dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës”, tha Haradinaj.
Ai përjashtoi çdo mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, e cila prin me mbi 40% të votave. Haradinaj deklaroi se do të ndihmojë një qeveri të opozitës.
“Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.
Në Kosovë mbeten ende për t’u numëruar votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë. Rezultatet paraprake konfirmojnë fitoren politike të LVV-së, por formimi i qeverisë do të varet nga koalicionet e mundshme.
Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…
Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…
Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…
Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…
Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…
This website uses cookies.