Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë – Mbyllet votimi, KQZ: Pjesëmarrja 44.29%

parlamentare në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë.

1,999,024 qytetarë kanë pasur të drejtë për të hedhur votën, ndërsa deri në orën 19:00 kanë votuar gjithsej 885.514 qytetarë, që përfaqëson 44.29% të trupit votues.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zgjedhur anëtarët e organit legjislativ të vendit ishin 24 subjekte zgjedhore, mes të cilave 18 janë parti, 3 koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, në këto zgjedhje hynë pa koalicione zyrtare. Lëvizja Vetëvendosje ishte me koalicion me GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Krerët e LVV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës janë kandidatët që partitë e tyre kanë propozuar për kryeministrin e ri të vendit.

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovë, pasi vendi u përball me një krizë kushtetuese për shkak se asnjëra prej partive politike nuk arriti dot shumicën e nevojshme për të qeverisur