Lajme

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Shtymë afatin e vlefshmërisë së kartave ID

Kryeministri Edi Rama ka ftuar edhe njëherë shqiptarët në diasporë që të regjistrohen deri më datën 4 mars në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetin social Facebook në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë u shpreh se regjistrimi në PER është i thjeshtë dhe disa problematika të vogla teknike mund të zgjidhen lehtësisht.

Rama përsëriti edhe njëherë vendimin e qeverisë mbi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë deri më 31 maj të kartave ID dhe pasaportave biometrike të skaduara.

Regjistrimi është i thjeshtë. Nganjëherë ngec për shkak se drita e fotos nuk është e mjaftueshme apo dokumenti s’është vënë mirë.

Dje qeveria ka vendosur që ata që kanë ID dhe pasaporta me afat të skaduar do shtyhet afati. Do jenë votues në 11 maj nëse do regjistrohen”, tha Rama. 

Kritikave të qytetarëve për situatën ekonomike në Shqipëri, kryeministri iu përgjigj duke vendosur turizmin si sektorin që prin burimin e të ardhurave që hyjnë në vendin tonë. 

“Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në 2024 vlerësohen 4,8 miliardë dollarë ose rreth 4,5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu, të cilat i lënë këtu,” u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë përdori tone ironike për opozitën, e cila sipas tij nuk ka një platformë qeverisëse, por vetëm platformë fyerjesh e sharjesh. 

Njerëz që merren me muret, i bien mureve, i bien karrigeve, tavolinave. Çfarë është kjo? Opozitë? Nuk ka lidhje me opozitën, me idetë, me programet, me të ardhmen, me alternativat. Është kua-kua-kua,” shtoi Rama.

Kryeministri mohoi kategorikisht njoftimet se palestinezët e larguar nga Gaza do të strehohen në Shqipëri.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…

21 hours ago

Berisha: Kërkojmë qeveri teknike! Misioni im mbaron kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…

21 hours ago

Shtim i divorceve në Shkodër – Avokati Brunga: Dhuna në familje dhe tradhëtia ndër shkaqet më kryesore

Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…

21 hours ago

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin

Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…

21 hours ago

Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës – Plan konkret për zhvillimin nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…

21 hours ago

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…

22 hours ago