Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli paraprak i fletës së votimit

fletës së votimit

Publikohet modeli paraprak i fletëve të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

RTSH ka mundur të sigurojë modelet e fletëve të votimit në qarqet Tiranë, Gjirokastër dhe Fier, modele këto paraprake deri në aprovimin e fletëve zyrtare.

Kjo e fundit do të mundësohet vetëm pas regjistrimit të partive, afati i të cilave përfundon më 25 shkurt, si dhe të jenë dorëzuar listat shumemërore të kandidatëve, afati i të cilave mbyllet më 12 mars.

Sikurse u bë me dije edhe nga Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi më 25 mars do të nisin procedurat për prodhimin e fletëve ë votimit.

Fletët e publikuara nga RTSH-ja këtë të enjte (20 shkurt) janë modelet paraprake, variente të cilat hidhen për konsultim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.