Shqipëria po përgatitet për një periudhë intensive ngjarjes të rëndësishme, me zgjedhjet e 11 majit, “Giro d’Italia” dhe Samitin e Komunitetit Politik Europian. Për të siguruar mbarëvajtjen e këtyre ngjarjeve, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka zhvilluar një takim me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e drejtorive për kufirin dhe migracionin dhe drejtorët e departamenteve.
Ndalur fillimisht te zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën, Proda ka kërkuar nga efektivët zbatimin e ligjit dhe që të qëndrojnë të baraslarguar nga subjektet politike. Po ashtu, ai ka theksuar domosdoshmërinë që të mos neglizhohet asnjë konflikt dhe të adresohen shqetësimet e ngritura nga qytetarët apo subjektet politike.
“Jemi përpara disa sfidave shumë të rëndësishme për imazhin e vendit, ndaj kërkoj nga gjithsecili, më shumë angazhim dhe përkushtim, që këto sfida t’i përballojmë me sukses dhe të përligjim besimin që qytetarët kanë te Policia e Shtetit. Zbatoni ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, duke qëndruar të baraslarguar nga subjektet politike, si deri tani. Reagoni në kohë dhe me profesionalizëm, mos neglizhoni asnjë konflikt, sado i vogël apo i parëndësishëm qoftë në dukje, ndiqni në dinamikë çdo shqetësim të adresuar nga qytetarët apo nga përfaqësues të subjekteve politike dhe trajtojini ato ligjërisht, në bashkëpunim me Prokuroritë respektive. Punoni me inteligjencë policore, për të parandaluar dhe goditur krimet elektorale”, ka deklaruar Proda.
Kreu i Policisë ka kërkuar edhe montiroimin e rrjeteve sociale për të evidentuar shkelje të mundshme ligjore që cenojnë procesin zgjedhor.
Shqipëria do të mirëpresë garën çiklistike “Giro d’Italia 2025” më datat 9, 10 dhe 11 maj, për të cilën Proda ka kërkuar koordinimin e veprimeve në qytetet ku do të zhvillohet, konkretisht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë.
“Masat e marra të zbatohen me korrektësi në terren, për të mundësuar që aktiviteti ndërkombëtar “Giro d’Italia”, me impakt të madh për vendin, të zhvillohet në kushte të sigurta përsa i përket detyrave të Policisë, pavarësisht angazhimit dhe përkushtimit që Policia ka për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor, në zbatim të ligjit dhe të Kodit Zgjedhor”, ka theksuar Proda.
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…
Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…
This website uses cookies.