Kreu i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët rreth 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, deklaroi se do i kërkojë qeverisë nëpërmjet një akti normativ, zgjatjen e vlefshmërinë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Po ashtu, ndërsa foli për Kodin Zgjedhor, Celibashi u shpreh se do i drejtohet Kuvendit me një kërkesë për të ndryshuar strukturën e cila do të merret me vlerësimin dhe numërimin e votave të diasporës.
Ai theksoi se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit do të bëhet nga një komision i përbërë në gjysmën e tij nga përfaqësues të opozitës dhe në gjysmën tjetër nga përfaqësues të pozitës. Celibashi shtoi se, do të jetë dhe një sekretar teknik i caktuar nga KQZ pa të drejtë vote.
“Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit do të bëhet nga një komision i përbërë në gjysmën e tij nga përfaqësues të opozitës dhe në gjysmën tjetër përfaqësues të pozitës. Dhe do jetë një sekretar teknik i caktuar nga KQZ pa të drejtë vote. Do jetë 2 me 2 ose 3 me 3, në përbërje ky komision.
Po kështu, në këtë mënyrë do jetë dhe përbërja e grupeve të numërimit, do përbëhen në mënyrë të balancuar nga përfaqësues të opozitës dhe të pozitës. Procesi i numërimit do zhvillohet në një ambient sikurse zhvillohet dhe numërimi i fletëve të votimit brenda vendit.
Jo domosdoshmërisht do jenë ambientet e KQZ, por një ambient që ofron nga pikëpamja teknike edhe hapësirës mundësi për ta zhvilluar në mënyrë të hapur, transparente procesin e numërimit”, u shpreh Celibashi.
Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…
Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…
Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…
21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…
Vermoshi është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…
This website uses cookies.