Zgjedhjet e 11 majit- Berisha: Edi Rama bën presion në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë

Berish flet

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të egër presioni në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë dhe drejtuesit e tyre.

Berisha tha se Edi Rama u ka shtruar atyre një pyetje atyre se “ ku i keni faktet për ato që keni shkruar”.

Sipas Berishës, Partia Demokratike është në komunikim të vazhdueshëm trupat ndërkombëtarë dhe se u dërgojë atyre të gjitha provat.

Qëllimi kryesor im këtu është t’u faktoj shqiptarëve të gjithë farsën e 11 Majit.

T’i faktoj komunitetit ndërkombëtar të gjithë përmasat e kësaj farse.

Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të egër presioni në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë në Shqipëri dhe drejtuesit e tyre.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me këto trupa dhe ne u dërgojmë atyre të gjitha.

Edi Rama u ka shtruar një pyetje atyre: ku i keni faktet për ato që keni shkruar.

Faktet që ne kemi për 5 mijë qendra votimi janë një tërkuzë e gjatë mijëra e mijëra kilometra po të rreshtohen njëra pas tjetrës”, tha Berisha.

Ai vuri në dukje se PD do të kthjellojë shqiptrët dhe t’i motivojë ata se “qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet”.

Por ne kemi gjithashtu synim të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.

Se tellallët, intelektualët e llumit, të lidhur me fije të panumërta me krimin e djeshëm dhe krimin e sotëm, me krimin politik të diktaturës e kam fjalën, dhe me krimin e bandave të sotme, që nga mëngjesi gjer në darkë, ku janë dhe ku nuk janë, përpiqen të përligjin farsën e Edi Ramës, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se fajin e ka opozita, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se Edi Rama vodhi, por i fitoi, duke treguar moralin e kalbur të tyre.

Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri.

Pra, ky është qëllimi ynë”, tha më tej Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se “farsa elektorale primitive e 11 majit përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar”

Në këtë farsë, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama, armik i egër i pluralizmit politik, kryepadrino dhe ndërtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, për të siguruar karrigen e tij të krimit, i tmerruar nga krimet që ka kryer, nën mbrojtjen e Altin Troplinit, ushtroi në këto zgjedhje të gjitha format e dhunimit të ligjit.

E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti. Votën e vdiqën pa rënë në kuti përdorimi i 76 milionë eurove si dhuratë për votë 100 euro për çdo pensionist, në tërësi 48 përqind e votuesve apo 760 mijë pensionistë.

Votën e lirë të qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 29 mijë hektarë kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjë kanabis në gjithë Shqipërinë për vota”, deklaroi Berisha.