Zgjedhjet- Celibashi: Procesi i votimit po vijon normalisht

Ilirjan Celibashi, në komunikimin

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në këto zgjedhje, ka bërë me dije ecurinë e këtij procesi deri më tani, në të gjithë vendin. Celibashi deklaroi se procesi i votimit ka filluar normalisht dhe po vijon po ashtu normalisht, pavarësisht disa problematikave të izoluara.  Ai përsëriti edhe njëherë thirrjen për kandidatët për deputetë që të mos qëndrojnë në qendrat e votimit.

Në total procesi mund të vlerësohet që ka filluar normalisht dhe po vijon normalisht. Ka një raportim ku pretendohet për intimidim të votuesve. Ka raportime mbi prezencë të kandidatëve për deputetë pranë qendrave të votimit dhe adresuam një thirrje publike. Kandidatët për deputetë nuk mund të jenë vëzhgues në qendrat e votimit. Sa i përket votimit elektronik, raportimet tregojnë se procesi është duke vijuar normalisht”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ-së bëri me dije se 8%  e qendrave të votimit në vend u hapën me vonës, ku në 5% prej të cilave për shkak të mungesës së anëtarëve të komisionerëve të qendrave të votimit.

Nuk kemi për momentin asnjë qendër votimi të pahapur ose të bllokuar. Janë 8% e qendrave të votimit që u hapën me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në orën 8. Te 5% e qendrave të votimit rezulto se nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët. Në momentin që procesi i votimit është hapur kanë qenë të pranishëm vëzhgues të ndryshëm. 5% të qendrave të votimit kemi pas raportime që ka pas raportime që ka pas tensione mes anëtarëve të komisioneve të QV, pretendime për grumbullime të njerëzve që nuk është dashur të jenë aty. Ka ndërhyrë KQZ dhe më pas situata është stabilizuar. Kemi një raportim që lidhet me personat me aftësi të kufizuar, janë rreth 21% të rasteve të cilët nuk janë asistuar sipas procedurave”, u shpreh Celibashi.

Lidhur me identifikimin elektronik, Celibashi tha se rezulton se janë 4 qendra ku nuk janë paraqitur operatorët, kryesisht në Dropull dhe identifikimi i zgjedhësve po bëhet manualisht. Për votimin elektronik, Celibashi tha se po vijon pa probleme.