Një ditë pas kërkesës së Koalicionit PD-ASHM për këqyrjen e pamjeve filmike të KZAZ nr. 40 në Tiranë, pas dyshimeve për manipulim vote, ka ardhur dhe reagimi i KQZ, e cila bën me dije se disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur, përbën shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor dhe do të sjellë pasoja serioze për përgjegjësit.
Në këtë kuadër, KQZ sqaron se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, në momentin që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.
“Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.
Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë koalicioni PD-ASHM i dërgoi një kërkesë KQZ, ku kërkonte vënien në dispozicion të kamerave dhe pamjeve filmike të disa qendrave të votimi në KZAZ nr. 40 në Tiranë, pasi sipas tyre ka dyshime se është përdorur metoda “treni bullgar” për manipulimin e votave.
Sipas PD-ASHM në një nga kutitë e votimit janë konstatuar një sërë fletësh që, sipas saj, kanë të njëjtën palosje, të njëjtat vula dhe të njëjtat defekte strukturore si dhe ngjyrë të ndryshme nga fletët e tjera të votimit.
“Treni bullgar”, është një fenomen që përdoret për manipulimin e procesit zgjedhor, ku votuesit jashtë qendrës së votimit marrin një fletëvotim të plotësuar, të cilin e fusin në kutinë e votimit. Ndërsa fletëvotimin të cilin e marrin në mënyrë të rregullt e nxjerrin jashtë qendrës së votimit. I njëjti fletëvotim plotësohet dhe përdorët nga një votues tjetër. Ky fenomen i manipulimit të zgjedhjeve është përdorë për herë të parë në Bullgari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në…
Në kuadër të nismës së bamirësisë “A goal in life”, e nisur në bashkëpunim me…
SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në qytetin e Shkodrës, ku janë shoqëruar…
Holanda është renditur si vendi më i mirë për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve ndër…
Është dita e Milan-Bologna, finalja e Kupës së Italisë. Pas “antipastës” në kampionat, me ndeshjen…
Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të…
This website uses cookies.