Lajme

Zgjedhjet 2025 – Celibashi: Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës për zgjedhjet 2025 në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Përmes një video mesazhi, ku fillimisht ka uruar fillimin e vitit të ri, Celibashi shprehet se regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.

Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.

Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.

Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre” thekson Celibashi.

Diaspora do të votojë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të mbahen më 11 maj.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Slot nuk tërheq çmimin në Londër në respekt të tifozëve të plagosur në Liverpool

Arne Slot ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë në Londër, ku do të…

4 minutes ago

PSG, paradë në Champs Elysees nëse fiton Champions

Drita jeshile ka mbërritur, Paris Saint-Germain do të ketë mundësinë të festojë fitoren e mundshme…

7 minutes ago

Finalja e Champions, ja pse Interi ka zgjedhur fanellën e tretë

Interi zgjedh të verdhën. Zikaltërit do të dalin në fushë në Mynih për finalen e…

9 minutes ago

“Rilind” Ferrari SF-25

Në Çmimin e Madh në Spanjë në Formula 1, ndryshimi në rregulloren për ngurtësinë e…

12 minutes ago

Euro U-17 “Shqipëri 2025”, gjysmëfinalet luhen të enjten në “Elbasan Arena” dhe“Arenën Kombëtare”

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” hyn në fazën më emocionuese, teksa të enjten në mbrëmje…

14 minutes ago

Chelsea fitues i Conference League, “poker” ndaj Betis

Chelsea fitoi Conference League duke mundur Betis 4-1 në Vroclav të Polonisë. Një fitore e…

15 minutes ago