Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261 579 qytetarë.
Ky qark përbëhet nga 8 Komisione të Administrimit Zonal Zgjedhor dhe 405 qendra votimi.
ZAZ nr 1 e vendosur në Malësi të Madhe ka në administrim 72 Qendra Votimi me 42048 votues.
ZAZ nr 2 e vendosur në Pallatin E Sportit është më e madhja dhe përfshin 106 qendra votimi me 70959 zgjedhës.
Pjesë e administrimit të kësaj ZAZ janë njësitë administrative të bashkisë Shkodër nga Velipoja në Vermosh.
Ndërsa ZAZ nr 3 ka 47 qendra votimi me 31 794 votues.
Po ashtu Zaz nr 4 dhe 5 janë të vendosura në qytet dhe kanë përkatësisht nga 46 dhe 47 qendra votimi me 60 mijë votues.
53 qendra votimi në bashkinë Vau Dejës do të administrohen nga ZAZ nr 6 në të cilën kanë të drejtë vote 38184 zgjedhës.
ZAZ nr 7 e vendosur në Pukë ka në administrim 18 kuti votimi me 10711 zgjedhës.
ZAZ nr 8 administron 16 qendra votimi të bashkisë Fushë Arrëz me 7841 zgjedhës.
Diaspora, e cila voton për herë të parë këtë vit, në rang qarku ka 17480 të regjistruar.
Ndërsa në vitin 2021 në qarkun Shkodër kanë patur të drejtë vote rreth 272 078 zgjedhës, nga të cilët kanë votuar rreth 113.000 votues.
Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…
Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…
Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…
Bashkia e Vaut të Dejës këtë vit ka patur raste të reduktuara zjarri veçanërisht në…
This website uses cookies.