Zelensky: Territoret që janë ende nën komandën e Kievit, të mbrohen nga NATO

Presidenti Volodymyr Zelensky ka sugjeruar që pjesët e Ukrainës, që janë nën kontrollin e tij duhet të merren “nën ombrellën e NATO-s” në përpjekje për të ndaluar “fazën e nxehtë” të luftës dhe hyrjes së forcave ruse.

Zelensky tha se territoret që janë ende nën komandën e Kievit të mbrohen nga NATO, por vetëm “nëse anëtarësimi në NATO i ofrohet së pari të gjithë Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ukraina më pas mund të përpiqet të negociojë kthimin e territorit aktualisht nën kontrollin rus në një mënyrë diplomatike”.

Zelensky tha se askush nuk ka bërë ende një ofertë të tillë, por shtoi se NATO nuk do ta konsideronte ndonjëherë një veprim të tillë.

“Ukraina nuk e ka konsideruar kurrë një propozim të tillë, sepse askush nuk na e ka ofruar zyrtarisht atë. Nuk mund t’i bësh [një] ftesë vetëm një pjese të një vendi. Pse? Sepse kështu, ju do të pranoni se Ukraina është vetëm ai territor i Ukrainës dhe tjetri është Rusia”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas ka thënë tashmë se ai mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm nëse aleatët e Ukrainës tregojnë vendosmëri të mjaftueshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.