Zelensky takon të dërguarin e Trump në Kiev: Diskutuam rrugën drejt paqes dhe ndihmën ushtarake
Volodymyr Zelensky është takuar në Kiev me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg. Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të avancuar drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, ndërsa Zelensky theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe Evropën në fushën e mbrojtjes.
Presidenti ukrainas shkroi në një postim në Telegram dka theksuar se pati një bisedë “produktive” rreth “rrugës drejt paqes dhe asaj që mund të bëjmë praktikisht së bashku për ta afruar atë”.
“Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht së bashku për ta afruar atë. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse me Evropën. Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.”
Presidenti ukrainas falënderoi personalisht Keith Kellogg për vizitën dhe mbështetjen, duke u shprehur gjithashtu mirënjohës ndaj Donald Trump.
“Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës , prodhimin e përbashkët dhe prokurimin e armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën.” Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.”
Ai shtoi, se “Shpresojmë për udhëheqjen e SHBA-së, pasi është e qartë se Moska nuk do të ndalet nëse ambiciet e saj të paarsyeshme nuk frenohen përmes forcës .”
Vizita e Kellogg në Ukrainë vjen në një moment kritik për sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Shtëpia e Bardhë e ardhshme mund të ketë një rol vendimtar në ecurinë e konfliktit Ukrainë–Rusi.
