Zelensky: SHBA do tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi dhe krijimin e një “zone të lirë ekonomike”
FILE PHOTO: Republican presidential nominee and former U.S. President Donald Trump and Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy meet at Trump Tower in New York City, U.S., September 27, 2024. REUTERS/Shannon Stapleton//File Photo
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Ukraina të tërheqë trupat nga rajoni i Donbasit, ndërsa SHBA-ja do të krijonte një “zonë të lirë ekonomike”.
Më parë, Uashingtoni kishte sugjeruar dorëzimin e pjesëve të Donbasit ende nën kontroll ukrainas në favor të Rusisë, por sipas Zelenskyy-t, tani plani duket si një kompromis, ku trupat ukrainase do të tërhiqeshin, por ato ruse nuk do të avanconin në territor.
“Kush do ta qeverisë këtë territor, të cilin ata e quajnë ‘zonë e lirë ekonomike’ apo ‘zonë e demilitarizuar’, nuk e dinë,” tha Zelenskyy, duke shprehur shqetësim për mungesën e garancive që Rusia nuk do ta marrë kontrollin e zonës pas një tërheqjeje të Ukrainës.
Ai vuri në dukje se çdo plan i tillë duhet të jetë i drejtë dhe i ratifikuar nga populli ukrainas përmes zgjedhjeve ose referendumeve.
Zelenskyy gjithashtu u shpreh skeptik ndaj presionit të SHBA-së, duke përmendur se pa garanci të qarta për sigurinë territoriale, Ukraina nuk mund të pranonte një kompromis që mund të sillte rrezik për kontrollin e Donbasit.
Në anën tjetër, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ushtruar presion ndaj Zelensky-t për mosveprimin ndaj planit të paqes së SHBA-së dhe sugjeron që Ukraina duhet të organizojë zgjedhje, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e udhëheqësit ukrainas.
