Zelanda e Re dhe ishujt e Paqësorit festojnë Vitin e Ri 2026 me fishekzjarrë spektakolar
Atoli Kiritimati i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve mirëpriti zyrtarisht Vitin e Ri 2026, duke u bërë vendi i parë në botë që e bëri këtë. Pjesë të tjera të Kiribatit dhe kombet e tjera të Paqësorit do ta presin Vitin e Ri në orët në vijim.
Kur ora lokale shënoi mesnatën, qytetet në Zelandën e Re, Samoa, Tonga dhe Tokelau një territor i varur nga Zelandë e Re festuan me fishekzjarrë spektakolar, drita dhe muzikë.
Qytetarët dhe turistët u mblodhën në rrugë dhe sheshe për të shijuar atmosferën festive, duke ndarë urime dhe gëzim për vitin e ri që sapo kishte filluar.
