Zbulohet “foleja” e prostucionit / Policia arreston tre persona, mes tyre dy shtetase kineze

prostitucion

Dy shtetase kineze janë arrestuar nga policia e Shkodrës për ushtri prostitucioni.

Blutë njoftojnë se për konsumimin ne veprës penale shfrytëzohej një banesë e marrë me qera, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe tutori i tyre.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, një 34 vjeçare, dhe një 46 vjeçare, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjithashtu u arrestua edhe një shetas 37 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.