Lajme

Zannier: Po vëzhgojmë nëse zgjedhjet janë në standardet ndërkombëtare

Kreu i OSBE-ODIHR-it Lamberto Zannier ka vizituar një prej qendrave të votimit për të parë nga afër procesin ku shqiptarët po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit për Parlamentin e ri.

Duke folur për mediat, Zannier tha se vëzhguesit janë në Shqipëri për të parë nëse zgjedhjen do të realizohen sipas standardeve ndërkombëtare.

Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar që këto zgjedhje nëse janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku ne kemi prezencën ditën e sotme. Ne si OSBE-ODIHR ne kemi 240 vëzhgues por gjithashtu janë 135 të tjerë që janë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe nga Parlamenti Europian”, u shpreh Zannier.

 Sipas Zannierit, ditën e nesërme OSBE-ODIHR do të mbajë një konferencë për mediat ku do të prezantojë gjetjet e para nga zgjedhjet e ditës së sotme.

Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit por ne jemi këtu që nga fundi i marsit dhe sigurisht kemi vëzhguar fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit. Nesër do të kemi një konferencë për mediat, në orën 15:00. Jam duke mbledhur informacion dhe kam ardhur në këtë qendër votimit sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10 për qind e votimit të jetë elektronik. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik. Po punojmë ngushtë me Komisioni Qendror të Zgjedhjeve dhe deri tani ky bashkëpunim është shumë transparent”, tha Zannier.

Sa i përket fenomenit të shitblerjes së votës, Zannier tha se “po i ndjekim çështjet që janë vëzhguar më përpara dhe nesër do t’i paraqesim vëzhgimin tonë në raportin që do të bëjmë ditën e nesërme”.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Zgjedhjet- Celibashi: Procesi i votimit po vijon normalisht

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në…

19 minutes ago

Voton kryetari i Kualicionit Euroatlantik Shkodër , Xhevdet Amuli

Kryetari i Kualicionit Euroatlantik Shkodër , Xhevdet Amuli, ka votuar i shoqëruar nga familjarët e…

30 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare, voton Rama: Sot është fjala e popullit

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit…

2 hours ago

Zgjedhjet parlamentare, voton Berisha: Do kemi një Ditë të dytë Vere

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, kanë votuar pranë…

2 hours ago

Zgjedhjet parlamentare, voton presidenti Bajram Begaj: Qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Armanda Begaj kanë votuar për…

2 hours ago

Kryebashkiaku Benet Beci  voton në qendrën e votimit tek Biblioteka e qytetit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i shoqëruar nga bashkëshortja, ka votuar në qendrën e votimit…

3 hours ago