“Za Fest” në kalanë e Shkodrës / Të pranishmit përjetuan një natë me emocione, ritëm dhe energji artistike
Pas Muzeut Historik, ishte kalaja “Rozafa” ajo që mirëpriti natën e dytë të “Za Fest”. Emocionet, ritmi dhe energjia artistike u ndërthurën në një mbrëmje që krijoi një përjetim të veçantë nga artdashësit.
Ideatori i festivalit, Vlashent Sata, ndau emocionet dhe qëllimin e këtij aktiviteti që mbështetet nga Bashkia Shkodër dhe partnerë të tjerë.
Nata e dytë u pasurua nga performanca mbresëlënëse të artistëve Armend Rexhepagiqi, Sahati, si dhe grupit të njohur ndërkombëtar Rednex, që elektrizuan skenën dhe publikun me këngët e tyre.
Qytetarët e shumtë të pranishëm ndanë entuziazmin për atmosferën e veçantë që krijon “Za Fest”.
Festivali vijon me natën e tretë, e cila është edhe nata përmbyllëse, sërish në kalanë “Rozafa”, ku priten të ngjiten në skenë artistë të tjerë, duke e kthyer Shkodrën në një qendër të kulturës dhe muzikës bashkëkohore.
