Xhaferi: Vllaznia e kalon turin e parë! / Presidenti kuqeblu flet edhe për çeshtje të tjera të klubit shkodran
Bazuar edhe në fazën stërvitore të zhvilluar në Slloveni, Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, shprehet optimist për një paraqitje dinjitoze të kuqebluve në ndeshjen e së enjtes në “Elbasan Arena” ndaj ekipit letonez BFC Daugavpils, e vlefshme për raundin e parë të Conference League.
Xhaferi është pronocuar edhe për largimin e papritur të mesfushorit Igli Gruda, duke e cilësuar si një rast të paprecedent në historinë e klubit.
Xheferi i drejtohet me një thirrje të veçantë për tifozët shkodranë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme.
