Weah nuk mjafton, Juve eliminohet nga PSV

Juventus i thotë lamtumirë kompeticionit të Champions League. Pas ndeshjes së parë të fituar me rezultatin 2-1 në Torino, në ndeshjen e dytë të play-off-it skuadra e Thiago Motta-s humbi 3-1 ndaj PSV-së në kohën shtesë dhe u eliminua nga turneu.
Në Philips Stadion në pjesën e parë ritmi ishte i ulët, kishte pak saktësi dhe ndeshja u zhvillua në mesfushë. Më pas në pjesën e dytë Perisic (53′) zhbllokoi sfidën me një diagonale të bukur, ndërsa Weah (63′) vendosi gjithçka në ekuilibër.
Megjithatë, holandezët reaguan përsëri dhe pikërisht me Saibari (74′), duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Koha shtesë sjell firmën e Flamingos (98′), i shpejtë për të vendosur sfidën, e çon PSV-në në fazën e 16-shes.