Vritet 6-vjeçari palestinez në SHBA, Bajden: Familja e viktimës erdhi për një jetë më të mirë

vrasja femijes

vrasja femijes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Plainfied të shtetit amerikan të Illiniosit ku një 71 vjeçar akuzohet për vrasjen e një fëmije 6 vjeçare dhe plagosjen e nënës së tij vetëm sepse ishin me origjinë palestineze.

I moshuari, pronar i banesës ku jetonte i vogli dhe nëna e tij,  i sulmoi këta të fundit me thikë ushtarake duke i goditur mbi dhjetëra herë për shkak se ishin mysliman dhe për shkak të konfliktit që vijon mes Hamasit dhe Izraelit.

6 vjeçari  kishte lindur në ShBA, ndërsa e ëma ishte nga bregu perëndimor dhe kishte shkuar në Amerikë rreth 12 vite më parë.  

Presidenti Xho Bajden dënoi ngjarjen dhe tha se një akt i tillë i tmerrshëm urrejtje nuk mund të ndodhte në Amerikë. 

Agresori ndërkohë është vënë nën akuzë për vrasje dhe krime urrejtjeje, dhe departamenti I drejtësisë ka nisur një hetim federal për incidentin.