Vrasja në Rrëshen/ Shkarkohen shefat e Krimit, Rendit dhe Komisariatit. Emrat e rinj

1d39d91ffe5a4657bf173ce15946a368

1d39d91ffe5a4657bf173ce15946a368

Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi më 26 shtator, ka sjellë lëvizje në radhët e Policisë së Rrëshenit. Shefi i Sektorit të Krimeve, Shefi i Rendit dhe Drejtuesi i Komisariatit të Rrëshenit janë shkarkuar nga detyra.

Sipas burimeve për RTSH 24 bëhet me dije se Klodian Kondi është emri i ri i emëruar në krye të Sektorit të Krimeve, Gentian Berberi ka zënë postin e zv.drejtorit të Hetimit dhe Altin Mena është emëruar zv.drejtor i Rendit.

Më 26 shtator, Martin Bardhi u ekzekutua me armë në një lokal, ndërsa nga plumbat mbetën të plagosur Ilir Bardhoku,  Olti Gjini, dhe Indrit Bardhi.

Po atë ditë, Policia gjeti një automjet tip fuoristradë duke u djegur në fshatin Gëziq, i cili dyshohej se ishte përdorur nga autorët e ngjarjes.

Policia shoqëroi në komisariat një ditë pas ngjarjes, 10 persona, mes të cilëve dhe anëtarë të fisit Reçi. Dyshimet e para u përqendruan në pistën e hasmërisë, për shkak të konflikteve që viktima Martin Bardhi kishte me pjesëtarë të fisit Reçi, por këta të fundit në dëshminë e tyre kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.