Vrasja e 14-vjeçarit, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë apelon për paqe

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shprehu shqetësimin e thellë pas vrasjes tragjike të një nxënësi 14-vjeçar në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij, duke theksuar rritjen e dhunës dhe vrasjeve në qytetet kryesore të vendit.

Ky akt tragjik ka ngritur shqetësime të mëdha për shëndetin moral dhe social të shoqërisë shqiptare.

Në fillim të mbledhjes plenare të Konferencës Ipeshkvore, përfaqësuesit e Kishës theksuan nevojën urgjente për një shoqëri më të paqtë, ku të mbizotërojë dialogu dhe ligjshmëria.

Ata kërkuan angazhimin e institucioneve shtetërore për të siguruar rendin dhe sigurinë, duke ofruar gjithashtu mbështetje dhe bashkëpunim për një shoqëri më të mirë dhe më të sigurt.

“Vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra – duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij –, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë. Në sytë dhe perceptimin tonë situata është e rëndë. Sot, në fillimin e mbledhjes plenare të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i jemi lutur Hyjit për paqe dhe drejtësi në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ne si Kishë katolike, ngremë zërin për të punuar së bashku për një shoqëri më të paqtë, ku të mbizotërojë dialogu dhe ligjshmëria. Ndërsa kërkojmë angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin, si Kishë Katolike angazhohemi për të qenë ndihmë dhe bashkëpunues me të gjithë faktorët për një shoqëri më të mirë e më të sigurt. U bëjmë apel të gjithëve për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia. Të gjithë, pa dallim, duhet të angazhohemi për të ndërtuar një shoqëri të paqtë e të drejtë”, shkruhet në apelin e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi para shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku një 14-vjeçar u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatari i tij pas një sherri mes tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.