Votimi elektronik, zbulohen nga PEI 43 raste me ID të njëjtë, 1798 raste me shenjë gishti të përsëritur

Votimi elektronik

Të dhënat paraprake nga pajisja e identifikimit elektronik të votuesve (PEI) kanë evidentuar disa problematika që ngrenë dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor të 11 majit në disa qarqe të vendit.

Sipas raportimeve, janë identifikuar raste ku zgjedhës të ndryshëm kanë përdorur të njëjtin dokument identifikimi dhe shenja gishti të përsëritura në qendra të ndryshme votimi, raste që ngrenë dyshime për votim të shumëfishtë.

Rastet e përdorimit të të njëjtit dokument identifikimi janë 43 raste gjithsej më së shumti në Berat dhe Tiranë, ndërsa rastet me shenjë gishti të njëjtë janë gjithsej 1798 raste më së shumti në Korçë dhe Shkodër.

Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit u bë në Bashkinë Vorë dhe njësinë nr. 10 në Tiranë.

ID e njëjtë në më shumë se një votues – 43 raste:

Tiranë – 12 raste

Shkodër – 8 raste

Fier – 6 raste

Lezhë – 6 raste

Korçë – 5 raste

Dibër – 2 raste

Durrës – 2 raste

Kukës – 2 raste

Shenja gishti e njëjtë në qendra të ndryshme – 1798 raste:

Korçë – 531 raste

Shkodër – 275 raste

Kukës – 146 raste

Durrës – 139 raste

Fier – 140 raste

Dibër – 127 raste

Tiranë – 116 raste

Elbasan – 93 raste

Vlorë – 83 raste

Gjirokastër – 63 raste

Berat – 67 raste

Lezhë – 18 raste