Volejboll, Shqipëria nis me fitore Kampionatin Ballkanik U19

Volejboll, Shqipëria

Kombëtarja shqiptare U19 në volejboll për femra ka nisur me fitore Kampionatin Ballkanik U19 që po zhvillohet në Tiranë.

Shqipëria U19 ka arritur një fitore të madhe me rezultatin 3-2 ndaj Bosnje-Hercegovinës në ndeshjen e parë të grupit.

Vajzat kuqezi e nisën në mënyrën më të mirë Kampionatin Ballkanik U19 për femra, duke siguruar fitoren e parë që në ditën e parë të turneut, i cili po zhvillohet në Sallën e Lojërave në Farkë.