Volejboll, Bullgaria fiton Kampionatin Ballkanik për Vajza U19

Kombëtarja bullgare e femrave në volejboll për moshën U19 fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U19, i cili u zhvillua nga 11 deri më 15 qershor në Tiranë.
Në ndeshjen finale të turneut, Bullgaria mori medaljen e artë pas një fitoreje me përmbysje ndaj Turqisë, duke fituar 3:1 (19:25, 25:18, 25:16, 25:23). Kalina Veneva udhëhoqi Bullgarinë me 19 pikë.
Turqia përfundoi në vendin e dytë, duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Serbia siguroi medaljen e bronztë pasi mundi Rumaninë 3:0 (30:28, 25:13, 25:13) në ndeshjen për vendin e tretë.
Në ndeshjen për vendin e 5-të, Shqipëria mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:1. Sonia Sulejmani spikati për Shqipërinë me 23 pikë.