Vllaznia U-21 “poker” golash Elbasanit, protagonistët e ndeshjes Hagrepi dhe Agraja, të lumtur për fitoren
Vllaznia U-21 ka arritur një tjetër fitore në kampionat.
Shkodranët kanë triumfuar 4-0 ndaj Elbasanit në “Reshit Rusi”. Kuqeblutë nuk e vunë në diskutim fitoren në asnjë moment, duke treguar një lojë të mirë dhe duke realizuar një poker golash, me autorë Gilman Agraja, Anid Plangaj, Ernest Hagrepi dhe Enis Danaj.
Pas ndeshjes, protagonistët e këtij takimi, Hagrepi dhe Agraja, u shprehën të lumtur për fitoren.
Pas kësaj jave, Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e tretë të klasifikimit me 18 pikë, po aq sa ka edhe vendi i dytë që mbahet nga Bylisi, ndërkohë që kampionatin e kryeson Apolonia me 22 pikë.