Vllaznia U- 21 “furnizon” ekipin e parë –  Aktivizimi tek kjo skuadër ka rezultuar pozitv për disa futbollistë

vllaznia u 21

Vllaznia U2,  krahas performancës së mirë që po tregon në kampionat po jep një kontribut edhe në mbështetje të ekipit të parë .

Trajneri i kësaj skuadre, Edmon Doçi tregon më tepër rreth ecurisë së kësaj skuadre.

Aktivizimi i lojtarëve, të cilët nuk kanë gjetur hapësira tek ekipi i pare, i ka shërbyer për t’u rritur në aspektin fizik dhe teknik, thekson Doçi

Sa i takon ecurisë në kampionat, ekipi U-21 i Vllaznisë është në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Bylis, me të cilin ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditjes, ndërkohë që në krye është Apolonia me 22 pikë.