Vllaznia U-14 miqësore luksi në Spanjë / Kuqblutë e Akademisë ndeshen me ekipin e njohur spanjol Atletico Madrid

vllaznia u 14 ndeshje hasani

Miqësore luksi mund të konsiderohet ndeshja e ekipit U-14 të Akademisë Vllaznia me bashkëmoshatarët e tyre të ekipit të njohur spanjol Atletiko Madrid.

 Në një dalje për mediat, drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri, dhe trajneri i ekipit, Ndriçim Shtubina, kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë miqësore.

Në fakt, prej kohësh fokusi i klubit shkodran është përqendruar edhe tek moshat, ku ftesa nuk kanë munguar as nga ekipe të tjera të njohur.

Ndeshje të tilla, por edhe bashkëpunime me emra të njohur të futbollit europian e botëror, rrisin vlerat e ekipit të Vllaznisë dhe Akademisë së tij, e cila është e njohur si fidanishme e talenteve, një pjesë e të cilave, kanë debutuar me sukses edhe në nivele të larta ndërkombëtare.