“Vllaznia, superiore ndaj ekipit letonez”/ Analisti shkodran, Edmond Dibra,  e vlerëson të kalueshëm turin e parë evropian

mondi vllaznia

Vllaznia ka njohur kundërshtarin e saj për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë përballë Daugavpils do të luhet në Shqipëri më 10 korrik,  ndërsa ajo e kthimit pas një jave në transfertë.

Për analistin sportive,  Edmond Dibra, Vllaznia nuk duhet ta vërë në diskutim kalimin e këtij raundi evropian.

 Në aspektin cilësor, skuadrën shkodrane e shikon më lart se rivalin e saj nga Letonia.

Turi i dytë i Ligës së Konferencës mund të rezervojë një euroderbi shqiptar,  teksa një rivale e mundshme e Vllaznisë është Malisheva e Kosovës.