Lajme

Vllaznia shkarkon trajnerin Brdaric / Edmond Dibra: Pavarësisht zhgënjimit në finale, sezoni ishte pozitiv

Në finalen e madhe të “Abissnet Superiore”, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, Vllaznia u mund me shifrat e thella 0-4 nga Egnatia, duke humbur shansin për të rikthyer titullin kampion pas 24 vitesh.

 Një disfatë e rëndë për kuqeblutë, që u përballën me një kundërshtar të vendosur dhe me efikasitet të lartë përpara portës.

Pas dështimit, trajneri gjerman Thomas Brdariç dhe drejtori sportiv Tefik Osmani u larguan nga detyra, duke i hapur rrugë një faze të re për skuadrën.

Për këtë situatë është shprehur gazetari sportiv Edmond Dibra, i cili thekson se shkarkimet ishin të pritshme pas rezultatit zhgënjyes në finale.

Megjithatë, Dibra i qëndron idesë se sezoni i Vllaznisë nuk ishte aspak negativ.

Tani për klubin shkodran nis një etapë e re.

Me një sezon të ri përpara dhe një objektiv të vetëm: rikthimin e lavdisë së munguar. Tifozët presin lëvizjet e radhës në pankinë dhe merkaton e verës.

Blerti Delija

Recent Posts

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë / Edicioni i 63-të do të mbahet me 30 dhe 31 maj, finalja më 1 qershor

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër shënon këtë vit edicionin e 63-të, dhe…

16 minutes ago

Displazia koksofemorale / Trajtimi tek të porsalindurit varet nga koha e zbulimit

Një ndër problemet ortopedike më të shpeshta tek foshnjat është Displazia koksofemorale. Mjeku ortoped, Besnik…

20 minutes ago

Vijon numërimi i votave preferenciale / Në qarkun Shkodër për PD- ASHM kryeson Spahia, për PS kryeson Bilali dhe për PSD kryeson Brahimi

Numërimi i votave preferenciale në 6 ZAZ në Qarkun e Shkodrës, teksa vijon në 2…

24 minutes ago

Numërimi në Malësi të Madhe / Drejtuesi politik i PS- së, Benet Beci, sheh nga afër ecurinë e procesit

Bashkia Malësi e Madhe  është e vetmja ku Partia Socialiste mori një fitore të plotë…

28 minutes ago

Kapet me kanabis një shtetas turk / 28-vjeçari u ndalua në PKK Hani i Hotit

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në…

31 minutes ago

Messi, goli i tij më i bukur do të bëhet vepër arti

Në kuadër të nismës së bamirësisë “A goal in life”, e nisur në bashkëpunim me…

45 minutes ago