Vllaznia, Pusi rinovon kontratën me klubin shkodran
Vllaznia njofton se ka rinovuar kontratën me futbollistin Gledjan Pusi deri në vitin 2028. Mbrojtësi 25-vjeçar është aktivizuar në 11 ndeshje në Abissnet Superiore këtë sezon me klubin shkodran.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Gledjan Pusi.
Mbrojtësi i qendrës i skuadrën tonë do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028”-thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klubi shkodran.
