Vllaznia niset drejt Letonisë / Drejtori sportiv, Sinani: Besojmë në përmbysje
Vllaznia është nisur ditën e sotme drejt Letonisë, ku të enjten do të përballet me Daugavpils në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Konferencës.
Pas humbjes 0-1 në sfidën e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, kuqeblutë janë të vendosur të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë kalimin në raundin tjetër.
Para nisjes, drejtori sportiv i klubit, Vioresin Sinani, shprehu optimizëm dhe besim në potencialin e skuadrës.
Kuqeblutë kërkojnë të kthehen me një fitore nga kjo transfertë që do t’i çonte ata në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
