Vllaznia në Durrës për vijimësinë / Trajneri Borshi dhe futbollisti Kallaku vlerësim për Teutën

borshi26

Pesë fitore në po kaq ndeshje, mes Supërligës dhe Kupës së Shqipërisë, është bilanci i Vllaznisë, aktualisht në krye të Abissnet Superiore.

Por duket se nuk ka kohë për festë tek kuqeblutë, të cilët këtë fundjavë, duhet të përballen në Durrës me Teutën, një ekip që kërkon pikë.

Trajneri kuqeblu Ergi Borshi, i cili drejtoi ekipin shkodran në fitoren me Partizanin por edhe futbollisti Kallaku, vlerësojnë kundërshtarin e radhës por edhe çdo ekip të Supërligës.

Ndërkohë, për Kallakun do të jetë një ndeshje e veçantë, madje edhe nostalgjie, siç e pranon edhe vetë.

Aktivizimin tek durrësakët, e konsideron si periudhë të artë, por ndërkohë, është pjesë e Vllaznisë.

Ndeshjet mes Vllaznisë e Teutës, qoftë në Shkodër apo në Durrës, janë pritur me mjaft interes jo vetëm nga tifozeritë respektive por edhe futbolldashësit. Kuqeblutë udhëtojnë si ekipi kryesues por, si në çdo fushë të jetës edhe në futboll, është e vështirë ta mbash se ta kapësh kreun e Abissnet Superiore.