Vllaznia, gati për sfidën me Vikingurin  / Bajrami dhe Gurishta shprehin besim për arritjen e kualifikimit

vllaznia gati

Një ditë para përballjes vendimtare në Islandë ndaj Vikingurit, dy prej lojtarëve kuqeblu, Erdenis Gurishta dhe Melos Bajrami, kanë folur për mediat, duke shprehur gatishmërinë e skuadrës për të luftuar deri në fund për një kualifikim historik në turin e tretë të Conference League.

Mbrojtësi shkodran Gurishta theksoi rëndësinë e përqendrimit dhe qetësisë në këtë sfidë jashtë fushe.

Mbrojtësi që shënoi golin e barazimit në takimin e parë në “Loro Boriçi”, u shpreh i vendosur për të dhënë maksimumin edhe në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja mes Vikingur dhe Vllaznisë do të zhvillohet të enjten, më 31 korrik, në orën 20:45 në Rejkjavik.

 Kuqeblutë kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.