Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pas gjuajtjeve të penalltive në sfidën me Elbasanin. 120 minuta lojë dhe një barazim 3-3 në “Loro Boriçi”, me kuqeblutë që u treguan më të saktë nga pika e bardhë, 5 goditje të sakta(dy të humbura), ndërsa elbasanasit realizuan vetëm katër(tre të humbura).
Një ndeshje me shumë gola ajo e luajtur në “Loro Boriçi”, 6 të tillë, 3 për secilën skuadër, pa harruar që dy golat e parë të kuqebluve në fakt ishin autogola.
Shkodranët kaluan në avantazh falë devijimit të bërë nga Lila në minutën e 15-të, ndërsa Lajthia vendosi barazpeshën 10 minuta më vonë. Në fillimin e pjesës së dytë është edhe njëherë Lajthia që kalon në avantazh Elbasanin, por një devijim i Mustës në minutën e 56-të rikthen barazpeshën.
Fundi i takimit është mjaft emocionues, me kuqeblutë që kalojnë në avantazh në minutën e 90-të, por elbasanasit rikthejnë edhe njëherë barazpeshën me Olberkis në shtesë. 90 minuta lojë dhe barazim 3-3 për ti lënë radhën shtesës, por që rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund.
Gjuajtja e penalltive u buzëqesh kuqebluve, të cilët tregohen më të saktë duke realizuar 5 të tilla, ndërsa Elbasani 4.
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të 2020…
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
This website uses cookies.