Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

lazer matija vllaznia e vajzave

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja disa ditë më parë.

Si në çdo ndeshje, objektivi mbetet i njëjti, fitore e padiskutueshme për të vijuar rrugëtimin drejt fitimit të titullit të radhës.

 Presidenti i Vllaznisë së vajzave, Lazer Matija, i ka idetë dhe objektivat e qarta, teksa flet para gazetarëve lidhur me këtë përballje.

Takimi, i cili do të luhet pasditen e të hënës në stadiumin “Loro Borici”, pritet të ngjallë interes dhe tek tifozët.

Veç arsyeve të tjera të kuptueshme, është ndoshta momenti që të shihet edhe performanca e vajzave të tjera që janë afruar tek klubi kuqeblu.