Vllaznia e femrave në një turne futsal – Turneu do të jetë dy ditor me dt 13-14 dhjetor dhe do të zhvillohet në Romë

nikolin leka

Vllaznia e futbollit të femrave do të marrë pjesë në një turne ndërkombetar në futsal.

 Për shkodranët, kjo është eksperienca e parë në minifutboll.

Pak para nisjes drejt Italisë, skuadra e Vllaznisë  ka kryer edhe një seancë stërvitore në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Turneu do të jetë dy ditor me dt 13-14 dhjetor dhe do të zhvillohet në Romë.

Do të  jenë 4 skuadra në këtë turne nga Ukraina , Lituania, Zvicra dhe nga Shqipëria pjesmarrëse do të jenë vajzat e Vllaznisë.