Vizita në Shqipëri/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Sazani, i shoqëron me këngën “Luleborë”

Sazani, i

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, ku po zhvillon një vizitë private.

Një nga ndalesat e saj ka qenë ishulli i Sazanit, një prej zonave më të veçanta dhe piktoreske të vendit. Gjatë qëndrimit në këtë ishull, Ivanka Trump ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa foto dhe video, ku shfaqej duke shijuar natyrën dhe panoramën e Sazanit, teksa i shoqëron pamjet me këngën shqiptare “Luleborë”.

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump u ndal ditën e djeshme në kryeqytet ku u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama.

Vizita e Ivanka Trump në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Në Vlorë, Ivanka Trump u shoqërua nga arkitektë të njohur dhe vizitoi Manastirin e Zvërnecit, Porto Novën, Dalanin dhe ishullin e Sazanit. Vajza e Presidentit amerikan inspektoi nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.