Categories: LajmePolitikë

Vizita në Shqipëri, Blinken: Diskutime mbi mbështetjen tonë në luftën kundër korrupsionit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken reaguar lidhur me vizitën që zhvilloi javën e kaluar në Shqipëri. Në një postim në Instagram, ku ka publikuar foto nga vizita, Blinken shkruan se zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama ku u diskutua lidhur me mbështetjen e SHBA në integrimin e Shqipërisë në BE, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në BE, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam takuar edhe me ekipin e ambasadës amerikane në Tiranë që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë”, shkruan Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri më 15 shkurt, duke theksuar partneritetin “e fortë” mes dy vendeve. Ai zhvilloi takime me krerët e politikës në vend, por po ashtu edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.  

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…

38 minutes ago

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

2 hours ago

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

2 hours ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

2 hours ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

3 hours ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

3 hours ago