Lajme

Virusi i Nilit Perëndimor, Greqia regjistron 24 raste dhe 3 vdekje në një javë

Që nga fillimi i vitit 2024, Greqia ka diagnostikuar gjithsej 124 raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor.

24 raste të reja u diagnostikuan javën e fundit sipas raportit të mbikëqyrjes epidemiologjike.

Tre raste të importuara infeksioni janë regjistruar edhe në pacientë të ekspozuar në një vend tjetër (Shqipëria), ndërsa janë regjistruar gjithsej 15 vdekje në pacientë të moshës mbi 60 vjeç (mosha mesatare e të vdekurit = 85 vjeç, diapazoni 61–92 vjeç).

Nga fillimi i periudhës 2024 deri më 28 gusht, 95 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë paraqitur me manifestime në sistemin nervor qendror (encefalit, meningjit ose paraliza akute) dhe 29 raste kishin manifestime më të lehta.

Shpërthimet e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor ndodhin në shumë vende të botës, si dhe në shumë vende evropiane. Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. 

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se Shqipëria nuk ka pasur raste të sëmundjes virale në dy vitet e fundit. /Ta Nea

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

2 days ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

2 days ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

2 days ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

2 days ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

2 days ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

2 days ago