Vijon operacioni policor “Neonët 6” / Vihet në pranga një 16- vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar një 16 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A V, 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Ambienti ishte i pajisur me llamba dhe sisteme ndriçimi, të furnizuara përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit, i cili ndodhet ende në kërkim.
Ndërkohë, po nga këta specialistë, u ndalua edhe shtetasi P N, 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.
