Vijon operacioni “Koordinata” / Asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë kanabisi, vihet nën hetim inxhinieri i pyjeve

policia koordinaTA

Mbi 3600 fidanë dhe bimë kanabisi janë asgjësuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.

265 fidanë dhe 1437 bimë kanabisi u gjetën në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Postribë, ndërsa nën hetim është vënë një shtetas, inxhinier i pyjeve, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Në njësitë administrative Shllak dhe Temal, asgjësuan 1977 bimë kanabisi.

Policia thotë se vijon punën për identifikimin e autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.