Vijon numërimi i votave preferenciale / Në qarkun Shkodër për PD- ASHM kryeson Spahia, për PS kryeson Bilali dhe për PSD kryeson Brahimi
Numërimi i votave preferenciale në 6 ZAZ në Qarkun e Shkodrës, teksa vijon në 2 ZAZ- të e tjera në Bashkinë Shkodër dhe Malësi e Madhe, numër 1 dhe numër 3.
Deri në këto momente, rezultatet e prodhuara nga numërimi i votave për kandidatët pët deputet të PD- ASHM është ky:
Kryeson Bardh Spahia me 8813 vota i ndjekur nga Ted Kopliku me 5734 vota dhe Gentian Ndoj 3840.
Për kandidatët për deputetë të PS është ky:
Kryeson Edona Bilali me 8115 vota e ndjekur nga Shkelqim Sterkaj me 6691 si dhe Frrok Gjini me 2712 vota.
Për Partinë Socialdemokrate, renditja e më të votuarve është:
Besnik Brahimi me 3376 vota ndjekur nga Shkurt Lasku me 2579 dhe Xhulian Marku 1747
Deri në këto momente, nuk janë paraqitur problematika gjatë procesit të numërimit, i cili vijon në ZAZ1dhe ZAZ3.
