Vera, stina e nuseve / Velloja nuk del kurrë nga moda

velat blerta

Stina e verës sjell tendenca të reja edhe për ditën më të bukur në jetën e një vajze, martesën.

 Në dyqanet e nusërisë, vajzat janë në kërkim të fustanit të ëndrrave për t’u ndier si Hirushet e Bardha në dasmat e tyre plot elegancë.

Krahas fustanit, aksesorët bëhen pjesë e pandashme e pamjes së nuses duke i dhënë shkëlqim dhe finesë.

Edhe pse trendet ndryshojnë, velloja mbetet simboli më i dashur i traditës dhe ëndrrës së bardhë.

Moda ndryshon, por ëndrrat e bardha mbeten, dhe çdo nuse kërkon të ndihet unike në ditën e saj të martesës, e veçantë dhe plot shkëlqim.

velloja stina e nuseve