Vera nis me “Vrasje në vjeshtë” / Drama në Teatrin “Migjeni” e bazuar mbi romanin e autorit Gjergj Vlashi

vrasje ne vjeshte capaliku

Teatri “Migjeni” çeli dyert për shfaqjen teatrore “Vrasje në vjeshtë” me regji nga Stefan Çapaliku.

Drama është një vepër e bazuar mbi romanin “Njeriu i netëve të vjeshtës” e autorit Gjergj Vlashi.

Shfaqja përfshiu një kast të talentuar aktorësh: Mehmet Xhelili, Rafael Hoxhaj dhe Xhoana Karaj.

Realizimi skenik i dramës u mbështet nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Shfaqja do të vijojë rrugëtimin edhe në qytete të tjera të vendit.