Vengu thirrje të rinjve: Aplikoni për t’u bërë pjesë e FA-së, kanë mbetur dhe 24 orë

Vengu thirrje të rin

Kanë mbetur edhe 24 orë për aplikimin në thirrjen e radhës së Qendrës së Rekrutimit që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë, për një karrierë premtuese, eksperiencë transformuese dhe mundësi për të ecur drejt një misioni.

“Mirëmëngjes dhe teksa kanë mbetur pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e radhës të Qendra Rekrutimit  për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë përkushtimi dhe nderi.

Karrierë premtuese, ekperiencë transformuese, mundësi për të ecur me një mision“, shkruan Vengu në rrjetin social Facebook.