Vengu pret anëtarë të Bundestagut: Fokus fuqizimi i industrisë së mbrojtjes

Vengu pre

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti sot në një takim zyrtar anëtarin e Bundestagut gjerman Tilman Kuban, zëdhënës për Çështjet Evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU, si dhe deputetin David Preisendanz, anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu e vlerësoi angazhimin e ripërtërirë të Gjermanisë në Evropën Juglindore dhe ndau foto nga takimi.

Gjatë bisedimeve, Vengu theksoi se ky angazhim i Gjermanisë sjell një qartësi të re, me rëndësi strategjike për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vengu theksoi se fokusi në rritje ndaj sigurisë, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe stabiliteti gjeopolitik në kontinent janë sfida që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe qasje të koordinuar mes vendeve.