Vengu: Kemi ezauruar kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Të angazhuar për rritjen e buxheteve të mbrojtjes

vengu kuvend

Ministri Vengu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 është ezauruar në masën 97%, duke theksuar se për herë të parë një akt normativ i fundvitit sjell rritje të buxhetit të mbrojtjes.

Ai u ndal edhe te kompensimet për dëmet e shkaktuara nga zjarret e vitit 2025, duke bërë të ditur se falë këtij akti normativ është mundësuar shpërndarja e plotë e fondeve për bashkitë e prekura.

Hera e parë që në akt normativ buxhet fundviti kemi një rritje të buxhetit të mbrojtjes. Kemi 97% të buxhetit të mbrojtjes 2025 totalisht të ezauruar. Sa herë  na akuzoni për keqmaxhim dhe vjedhje, duhet të kujtoni këtë fakt: Ulje të borxhit dhe ulje të deficitit. Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes. Një tjetër element tjetër ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Falë këtij akti normativ kemi mundur të ezaurojmë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret. Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë dhe të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritje së buxheteve të mbrojtjes, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare dhe sovranitetin tonë teknologjik”, tha ministri Vengu nga foltorja e Kuvendit.